DITË TË MONITORUARA
NJOFTIME PËR SHTYP
ARTIKUJ TË GJURMUAR
MEDIA TË MONITORUARA
Omnis voluptas assumenda est, omnis dolor repellendus. Temporibus autem quibusdam et aut officiis debitis aut rerum necessitatibus saepe eveniet ut et voluptates repudiandae sint et molestiae non recusandae.
Odio dignissimos ducimus qui blanditiis praesentium voluptatum deleniti atque corrupti quos dolores et quas molestias excepturi sint occaecati cupiditate non provident, similique sunt in culpa qui officia deserunt mollitia animi, id est laborum et dolorum fuga. Et harum quidem rerum facilis est et expedita distinctio.
NewsLab është një platformë e konceptuar në formën e një motori kërkimi, e cila ndihmon gazetarët, por jo vetëm, të identifikojnë lajmet e publikuara që janë identike ose të ndikuara ndjeshëm nga PR-i i partive politike, institucioneve publike dhe entitete të tjera.
Vizito TaniBashkia e Tiranës ka një influencë të madhe në redaksitë e mediave kombëtare e lokale të cilat publikojnë pa asnjë filtër informacionet e dërguara nga zyra e PR-it, duke lejuar bombardimin me propagandë politike të opinionit publik. Dhjetë prej mediave më “besnike” të Bashkisë, nga 45 të monitoruara kanë tekste të njëjta me ato që dërgohen mesatarisht në masën 93-99.5%.
Nga 17 njoftime për shtyp të konceptuara në formën e lajmit të gatshëm dhe të shpërndara nga Bashkia e Tiranës në 20 ditë të monitoruara, janë prodhuar në total 294 lajme nga 45 redaksi mediash lokale e kombëtare. Ato përdorin një strukturë uniforme, të njëjtat fjali dhe propagandojnë të njëjtin lajm.
Propaganda në media është rritur në mënyrë drastike krahasuar me pesë vite më parë kur është aplikuar e njëjta metodologji për të njëjtin institucion. Aktualisht mesatarja e përputhshmërisë mes njoftimeve të shtypit nga Bashkia Tiranë dhe raportimeve të medias është 93-99.5% nga 47-93% që varionte më herët për dhjetë nga mediat e cilësuara si “besnike”.
Propaganda në media është rritur në mënyrë drastike krahasuar me pesë vite më parë kur është aplikuar e njëjta metodologji për të njëjtin institucion. Aktualisht mesatarja e përputhshmërisë mes njoftimeve të shtypit nga Bashkia Tiranë dhe raportimeve të medias është 93-99.5% nga 47-93% që varionte më herët për dhjetë nga mediat e cilësuara si “besnike”.
Ekspertët e medias konkludojnë se publikimi i lajmeve të gatshme tregon kapjen e mediave nga politika. Pedagogu Erlis Çela analizon se problemi qëndron në “marrëdhëniet e krijuara në trinomin media-politikë-biznes, janë jo transparente” ndërsa studiuesja Blerjana Bino shton se transmetimi i këtyre lajmeve është “tregues i faktit që qytetarët shqiptar bombardohen me propagandë dhe jo më informacion cilësor, të pavarur dhe të verifikuar”.
Aparati i punonjësve që merren me median pranë Bashkisë Tiranë, është i tillë që do e lakmonte çdo redaksi lajmesh, përfshi ato kombëtare. Zyrtarisht institucioni pohon se “pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Medias dhe Komunikimit janë të angazhuar 25 punonjës, nga të cilët tetë merren drejtpërdrejtë me mediat dhe publikun, gjashtë prej tyre monitorojnë mediat dhe dhjetë të tjerë me komunikimin dixhital”.
Transparenca dhe llogaridhënia e institucionit dhe kryebashkiakut evidentohet si problematike nga reporterët. Ata pohojnë se e kanë shumë të vështirë të jenë të pranishëm në aktivitete dhe të pyesin drejtpërdrejtë kryebashkiakun Veliaj, pasi njoftimet “ janë të karakterit anonçues dhe vijnë pak minuta përpara se ato të ndodhin dhe transmetohen live në FB”. Kjo sipas tyre e bën të pamundur mbulimin dhe ndjekjen në kohë të aktivitetit
Raporti me gazetarët në funksion të llogaridhënies mbetet një problem. Zyrtarisht institucioni i Bashkisë së Tiranës konfirmon se në pesë vitet e fundit kryebashkiaku Veliaj nuk ka kryer asnjë konferencë për mediat, ku ai të përballet me pyetjet e gazetarëve, për problematika të ndryshme të institucionit apo qytetit.
Kontrolli i informacionit nuk është një fenomen vetëm i Bashkisë Tiranë, të marrë në analizë. Kreu i qeverisë Edi Rama ishte i pari kryeministër në Europë që në Mars të vitit 2017 krijoi televizionin e tij online “ERTV”, në të cilin transmetonte të gjitha aktivitetet politike me regji. Pas kësaj, qeveria “Rama 2” tentoi miratimin e “Paketës Antishpifje” e cila u bllokua, ndërsa në vitin 2021 qeveria krijoi MIA-n, agjencinë që kontrollon informacionet e dikastereve përpara komunikimit me median.
Zbatuar nga