Si kurrë më parë, qytetarët e mbarë globit janë mbyllur prej javësh në karantinë nga frika e një virusi vdekjeprurës si Covid-19, i cili ka shënuar mbi 40 mijë viktima. Përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët, ndonëse statistikat duken shpresëdhënëse, pasi virus deri më tani u ka marrë jetën të paktën 15 viktimave, ndërsa shumë të tjerë po luftojnë për mbijetesë.
Por nëse qytetarët i ka mbërthyer frika, sa nga padija e ca nga paniku, ka nga ata artistë që këto momente i transformojnë dhe i shndërrojne në art. Një prej tyre është aktori i njohur Marsias Lila i cili improvizon një “dialog me vdekjen”, një pjesëz e vogël të monodrames “Performanca” të luajtur prej tij në shumë teatro, me skenar të Odise Kotes.
Shfaqja Performanca, nën interpretimin e aktorit Marsias Lila ka sjellë në Shqipëri dhe disa çmime rajonale. Pak vite më parë ai është vlerësuar si aktori më i mirë në monodramë në edicionin e dytë të “Ballkan Teatër Festival” që u zhvillua ne Athinë e organizuar nga UNESCO.
Por kjo shfaqe nuk është luajtur vetëm në teatro profesionale. Edhe për shkak të tipologjisë së saj si një vepër shumëdimensionale e cila e vë theksin te njeriu që fiton lirinë e tij me dituri, arsim, dinjitet dhe jo nënshtrim, ajo është luajtur nga aktori Lila edhe në ambientet universitare publike e private, ku është pritur me shumë interes nga student e pedagogë.
Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.