e enjte, 13 shkurt, 2025
Rreth nesh

Qendra Shqiptare Medialook

Qendra Shqiptare MediaLook është një OJF qe synon rritjen e lirisë së medias, zhvillimin e zhanreve gazetaresk, edukimin mediatik, fushata të komunikimit publik, nxitjen e angazhimit qytetar, veçanërisht për të rinjtë, dhe krijimin e hapësirave që këto të fundit të përfshihen dhe artikulohen në mënyrë kritike në sferën publike, përmes platformave tradicionale e te reja. Ne funksion të objektit të saj qendra zhvillon dhe studime tregu për agjenci publike e private, monitorime, analiza, investigime, përmes platformave tradicionale e te reja. Ne funksion të objektit të saj qendra zhvillon dhe studime tregu për agjenci publike e private, monitorime, analiza, investigime, anketime e fushata PR-i & marketingu.

Projekte të realizuara

  • Shtator 2024 - Shkurt 2025

    timeline-image-01
    Censura online në Shqipëri
    Qendra MediaLook është angazhuar në një projekt për rritjen e sigurisë kibernetike dhe rritjen e kapaciteteve. Gjithashtu, pjesë e projektit është identifikimi i problematikave dhe rreziqeve kryesore nga censura digjitale. Krahas rritjes se elementëve të sigurisë projekti parashikon publikimin e një investigimi. Projekti është mundësuar me mbështetjen financiare të GIZ Albania.
  • Maj 2023 - Qershor 2024
    timeline-image-01
    NewsLab - platforma e dezinformimit
    Qendra MediaLook krijon platformën NewsLab e konceptuar në formën e një motori kërkimi, e cila ndihmon gazetarët dhe opinionin publik për të kuptuar forma të propagandës, dizinformimit apo “fake news”. Ajo është ndërtuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, financuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ Albania, Internews dhe DW Akademie. Platforma është shoqëruar me një bazë të dhënash mbi propagandën në Shqiperi dhe artikuj investigues e analitik.
  • Mars 2022 - Shkurt 2023
    timeline-image-01
    Artikuj investigativ: Krimet seksuale dhe të drejtat e njeriut
    Qendra është angazhuar në një projekt për realizimin e katër investigimeve mbi krimet seksuale me të miturit, funksionimin e sistemit “Psikiatria e hapur” me personat që vuajnë me probleme të shëndetit mendor, linjat e trafikut të drogës dhe “lodrat toksike” Projekti është mbështetur financiarisht Investigative Network Albania (INA) një nismë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Mars 2021 – Shkurt 2022

    timeline-image-01
    Artikuj investigativ: Shpërdorimi i detyrës dhe abuzimi me fondet publike!
    Qendra është angazhuar në një projekt për realizimin e katër investigimeve me fokus mbi vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave personale nga grupe kriminale për të kryer kontrabandë apo shitje fiktive. Gjithashtu investigimet fokusohen edhe ne abuzimin e institucioneve me prokurimet publike. Projekti është mbështetur financiarisht Investigative Network Albania (INA) një nismë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Janar 2021 – Dhjetor 2021
    timeline-image-01
    Edukimi demokratik në Shqipëri
    Projekti analizon rëndësinë që mbart arsimi në formimin me mendësi demokratike të të rinjve, për të vepruar si qytetarë të përgjegjshëm dhe aktivë për mirëfunksionimin e një shoqërie demokratike. Studimi u fokusua në analizën e instrumenteve të procesit mësimor, si programet lëndore dhe tekstet shkollore që janë aktualisht në përdorim në arsimin e mesëm të ulët e të lartë. Gjithashtu, u shqyrtua qasja e mësuesve ndaj edukimit demokratik dhe këndvështrimi i të rinjve mbi demokracinë në shkollë. Ky hulumtim u realizua me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer.
  • Shtator 2020 - Prill 2021

    timeline-image-01
    Studim tregu dhe strategji marketingu për kompaninë AIBA
    Qendra MediaLook u angazhua në realizimin e një studimi të tregut të vezëve me qëllim final përgatitjen e një strategjie PR-i dhe marketingu për kompaninë AIBA. Në funksion të këtij shërbimi u kryen anketime në rang kombëtar me 900 persona, nga të cilët klinetë, shitës e agjentë shitjeje, menaxhere të kompanisë dhe përfaqësues të bizneseve. Rezultatet e të dhënave u kryqëzuan edhe me analiza të faturave, analiza ambalazhi dhe reklamash duke u finalizuar me një sërë konkluzionesh për një strategji të re marketimi.
  • Prill 2020 – Dhjetor 2020

    timeline-image-01
    TikTok Corruption Albania
    Qendra Shqiptare MediaLook ndërmorri nismën për një projekt inovativ me angazhimin e të rinjve në jetën publike duke përdorur platformën e TikTok. MediaLook krijoi një grup prej pesë të rinjsh të cilët u trajnuan dhe më pas prodhuan afro 400 produksione TikTok me tematika sociale, politike, ekonomike e argëtuese të cilat u publikuan në një databazë, në platformë dhe në rrjetet e tjera sociale. Projekti u realizua falë mbështetjes financiare të Ambasadës së Zvicrës në Shqiperi. Ky projekt ishte i pari në llojin e vet në Shqipëri dhe zbatimi i tij përkoi me periudhën e pandemisë.
  • Shtator 2019 – Prill 2020

    timeline-image-01
    Krimet seksuale me të miturit në Shqipëri
    Qendra Shqiptare MediaLook u angazhua në krijimin e databazës së parë online të krimeve seksuale me të miturit në Shqipëri për një periudhë dhjetë vjeçare 2010-2020. Për krijimin e kësaj databaze interaktive janë analizuar 303 vendime gjyqsore të marra në rrugë zyrtare. Të dhënat janë kryqëzuar dhe me informacione të marra nga Prokuroria, Policia, Ministria e Drejtësisë, QSUT-ja si dhe agjenci të tjera publike dhe OJF. Në kuadër të projektit është realizuar edhe një investigim mbi problematikat e sistemit të drejtësisë në raport me pedofilinë. Projekti është realizuar me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Shtator 2018 – Mars 2019

    timeline-image-01
    Ndikimi i pronësisë së medias në raportimin e lajmit
    Qendra Shqiptare MediaLook me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikes, u angazhua në krijimin e një hulumtimi të shoqëruar me një bazë të dhënash mbi ndikimin e strukturës pronësore të mediave në informacion. Projekti u fokusua në tre televizionet kombëtare, për të cilat u krijua një infogram interaktive e pronarëve të mediave sipas lidhjeve parësore e dytësore në biznes. Gjithashtu, mbështetur në këto të dhna u monitoruan edicionet qëndore të lajmeve dhe nga ku u evidentuan kronikat me natyrë tregtare, e jo vetëm.
  • Qershor 2018

    timeline-image-01
    Propaganda në Shqipëri
    Qendra Shqiptare MediaLook nisi rrugëtimin e saj me një projekt të vetëfinancuar mbi propagandën në Shqipëri. Për të realizuar këtë hulumtim, grupi i punës përdori një metodë kampionimi joprobabiliste me intervale të rregullta kohore përgjatë periudhës mars-maj 2018. Në total është vëzhguar mënyra e pasqyrimit të njoftimeve për shtyp të Bashkisë Tiranë në faqet online të televizioneve, gazetave dhe portaleve për 15 ditë. Krahas monitorimit janw intervistuar drejtuesit e mediave dhe ekspertë të PR-it të cilët kanë analizuar situatën mediatike në vend.

Rreth Nesh

MediaLook është një portal që ofron artikuj hulumtues, investigime, analiza të thelluara dhe opinione që hedhin dritë mbi propagandën, dezinformimin, keq menaxhimin, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të institucioneve në pushtetin gjyqsor, legjislativ, ekzekutiv e mediatik, si dhe agjencive të pavarura publike e private. Kjo faqe i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit të teknologjisë e platformave online dhe ndikimit të tyre në industrinë e medias tradicionale, formave të reja të produksioneve mediatike, raportimit multimedial dhe konvergimit mediatik.