e mërkurë, 12 shkurt, 2025

Federata Europiane e Gazetarëve mbështet OJF-të shqiptare: tërhiqni draftet për median online!

Medialeaks

Federata Ndërkombëtare e
Gazetareve dhe Federata Europiane e Gazetareve mbështesin qëndrimin e
shtatë organizatave me fokus në lirinë e medias dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri,
dhe i kërkojnë qeverisë shqiptare të heq dorë nga dy draftligjet që censurojnë median
online në vend.

Të njohur me deklaratën e OJF-ve
shqiptare, përmes korrespodencës së gazetares Mimoza Koçiu, pjesë e Shoqatës “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë”, dy prej
organizatave më të mëdha të gazetarëve në botë kanë përforcuar zërin e
homologeve të tyre në Shqipëri, ndërsa theksojnë se këto projektligje mund të
kthehen në rrezik për lirinë e mediave online.

Në vijim të qëndrimit të tyre IFJ dhe EFJ publikojnë dhe deklaratën e plotë të shtatë organizatave shqiptare:

Ne bëjmë të ditur për publikun e
gjerë, se këto dy projektligje rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend
jodemokratik, cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe nuk zgjidhin asnjë nga
problematikat ekzistuese të medias, përfshirë gjuhën e urrejtjes, shpifjen,
propagandën apo dizinformimin.

Të dy projektligjet synojnë të krijojnë një regjistër të çdo
faqeje në internet dhe i japin të drejtë një institucioni të quajtur “Këshilli
i Ankesave”, të gjobisë mediat në bazë të kërkesave të të tretëve, ose të
urdhërojë mbylljen e mediave, ose të aksesit në faqe interneti në territorin e
Republikës së Shqipërisë.

Projektligjet u japin të drejtë AMA-s ose tatimeve, të
gjobisin dhe mbyllin median online, pa një procedurë të mirëfilltë ligjore, duke
rritur rrezikshëm nivelin e censurës e vetëcensurës ekzistuese në median
shqiptare.

Ne vërejmë se rezulton i pasaktë pretendimi i shprehur
disa herë nga AMA dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë kryeministrin Edi
Rama, se projektligjet në fjalë mbështeten në “modelin kroat”.Nga
verifikimet tona, në Kroaci nuk ekziston asnjë legjislacion i ngjashëm për mbikëqyrjen,
gjobitjen dhe mbylljen e medias në internet.

Nëse maxhoranca socialiste do të miratojë këto dy
projektligje, demokracia jonë hibride do rrëshqasë drejt modelit të një regjimi
autoritaritar. Kjo, pasi në vendet demokratike, ligjet synojnë të mbrojnë
qytetarët nga qeveria dhe jo qeverinë nga qytetarët.

Duke pranuar problemet e shumta që shfaqen në botën e
internetit në formën e fyerjes, shpifjes apo gjuhës së urrejtjes, organizatat
gjykojnë se projektligjet në fjalë nuk zgjidhin problematikën ekzistuese, por
rrezikojnë të kthehen në mjete presioni mbi gazetarët dhe mediat kritike.

Vetërregullimi i medias dhe edukimi i publikut përmes
fushatave për rritjen e njohurive mbi median, propagandën, dizinformimin apo
lajmet e rreme janë mjetet e duhura për të luftuar problemet në komunikimin online
dhe jashtë rrjetit.

Duke marrë parasysh detyrimet e Shqipërisë për përafrimin
e legjislacionit me Bashkimin Europian, ne vërejmë se të dy projektligjet e
propozuara përbëjnë hap pas në procesin e integrimit.

Lista e organizatave nënshkruese:

BIRN Albania

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

 AIS/Open Data
Albania

Civil Rights Defenders

Këshilli Shqiptar i Medias

Qendra Shqiptare MediaLook

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

Të ngjashme

author-img_1

Rreth Nesh

MediaLook është një portal që ofron artikuj hulumtues, investigime, analiza të thelluara dhe opinione që hedhin dritë mbi propagandën, dezinformimin, keq menaxhimin, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të institucioneve në pushtetin gjyqsor, legjislativ, ekzekutiv e mediatik, si dhe agjencive të pavarura publike e private. Kjo faqe i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit të teknologjisë e platformave online dhe ndikimit të tyre në industrinë e medias tradicionale, formave të reja të produksioneve mediatike, raportimit multimedial dhe konvergimit mediatik.