Ndikimi i interesave ekonomike të pronarëve të mediave vizive në raportimin e lajmit
Analiza e plotë (lexo)Monitorimi i lajmeve në shifra
- 276Edicione informative të vëzhguara
- 138Orë transmetimi të analizuara
- 8.280Minuta të regjistruara
- 250Dokumenta zyrtare të analizuara
Kronika “reklamë” në edicionet qendrore informative në TV kombëtare
Lidhjet ekonomike të pronarëve të medias në sektorë të tjerë biznesi
A e dini se:
Ligji nr.97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” në nenin 45/4 sanksionon që “lajmet dhe programet informative që lidhen me politikën nuk mund të sponsorizohen”.
Akti nënligjor “Kodi i Trasmetimit për Median Audiovizive”, i miratuar me vendimin nr.288, dt. 11.12.2017 nga AMA, në seksionin 4, parashikon si parim themelor që “veprimtaria informative audiovizive, pavarësisht nga operatori i shërbimit mediatik audioviziv që e ushtron, përbën në të gjitha rastet një shërbim me interes të përgjithshëm publik...”
Akti nënligjor “Kodi i Trasmetimit për Median Audiovizive”, i miratuar me vendimin nr.288, dt. 11.12.2017 nga AMA, në seksionin 4.15, parashikon që “informacioni i transmetuar nuk duhet të përdoret për përfitime personale dhe përfitime të tjera të drejtpërdrejta, nga ana e pronarëve të mediave audio dhe ose/audiovizive, drejtuesve të tyre dhe gazetarëve.
Akti nënligjor “Kodi i Trasmetimit për Median Audiovizive”, i miratuar me vendimin nr.288, dt. 11.12.2017 nga AMA, në seksionin 4.16, parashikon që “OSHMA-të, për të shmangur promovimin e padrejtë, gjatë transmetimit të komunikimeve me natyrë tregtare për mallrat, duhet të respektojnë parimin e propocionalitetit dhe mosdiskriminimit duke mos favorizuar shoqëri të veçanta tregtare ose subjekte tregtarë të lidhura direkt apo indirekt me ortakët apo aksionarët e shoqërive audio dhe/ose audiovizive.
Fitimet vjetore të vetëdeklaruara të TV-ve kombëtare gjatë viteve 2013-2017
-
Top Channel
Top Channel është televizion me licencë private kombëtare. Ky ekran është themeluar më 21 mars 2001 nga biznesmeni Dritan Hoxha, por nisi transmetimet më 20 dhjetor të po atij viti. Televizioni mori licencë kombëtare në transmetimet analoge në vitin 2008, ndërsa tetë vjet më vonë atë për transmetimet dixhitale.
Shiko fitimet
-
TV Klan
TV Klan është televizion me licencë kombëtare i themeluar nga Aleksandër Frangaj, Julian Roche dhe Marsel Skendo më 12 shkurt 1997. Klan ishte një nga dy televizionet e parë që mori licencë kombëtare në transmetimet analoge në vitin 2001, ndërsa më 2016 mori licencën kombëtare në transmetimet dixhitale.
Shiko fitimet
-
Vizion Plus
Vizion Plus është televizion privat me licencë kombëtare. Ai është themeluar më 3 shkurt 2000 nga Artan e Genci Dulaku dhe Agim Buxheli. Televizioni mori licencë satelitore-kombëtare për transmetimet analoge në vitin 2008, ndërsa më 2016 ishte operatori i katërt që fitoi licencë kombëtare në transmetimet dixhitale.
Shiko fitimet
Konkluzione
- AMA rezulton të jetë një autoritet “i pafuqishëm” përballë TV-ve pasi lejon transmetimin e kronikave me natyrë tregtare që ndalohen nga Kodi i Transmetimit;
- Nga monitorimi 3-mujor i TV-ve kombëtare rezultoi një total prej 51 kronikash me natyrë tregtare;
- Koha totale kushtuar këtyre lajmeve rezulton të jetë rreth 84 minuta, sa tre edicione informative;
- Kronikat “reklamë” janë: 1) Raportime për kompani pjesë e të njëjtit grup aksionarësh; 2) Raportime për biznese, kundrejt apo jo interesave, por pa lidhje të drejtpërdrejt mes pronarëve të tyre.
- Aksesi në fondet publike nga kompani të lidhura me mediat dëmton cilësinë e raportimit të lajmit;
- Studimet & raportet ndërkombëtare rekomandojnë masa për të forcuar “de fakto” pavarësinë, rritjen e parametrave cilësor për përmbajtjet dhe masa për shmangien e tregut monopolistik.

Realizimi i këtij projekti:





