e shtunë, 8 shkurt, 2025

Qeveria bën një vesh shurdh ndaj shqetësimeve të KiE-së për paketën “antishpifje”

Blog

Me 29 korrik, Platforma për Promovimin e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve, ka postuar një njoftim duke i klasifikuar dy projektligjet e miratuara nga qeveria shqiptare si pjesë e të ashtuquajtur paketa anti-shipfje, kërcënime ndaj lirisë së medias në Shqiptare.

“Nëqoftëse miratohen nga parlamenti, amendamentet e propozuara për ligjin Nr.9918 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë,” dhe ligjit Nr.97/2013 ‘Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë,’ do ta fuqizojnë një ent administrativ shtetëror (Autoritetin e Mediave Audiovizive) të rregullojë përmbajtjen e medias online,” shkruan platforma e KiE-së.

“Projektligjet kërkojnë të forcojnë kontrollin e medias online, pasi Këshilli i Ankesave, që është pjesë e Autoritetit të Mediave Audiovizive, mund ta rrisë censurën duke urdhëruar heqjen e përmbajtjes së botuar online, me argumentin se po mbron dinjitetin dhe privatësinë e qytetarëve,” shton KiE.

Platforma për Promovimin e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve është një hapësirë publike e krijuara nga Këshilli i Europës dhe 12 organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve , e cila ka për qëllim përpilimin, përpunimi dhe shpërndarjen e informacionit mbi shqetësimet serioze për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, siç garantohen nga neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Platforma gjithashtu i jep vendeve anëtare të Këshillit të Europës të reagojnë ndaj ‘alarmeve’ të ngritura nëpërmjet saj për kërcënime ndaj lirisë së medias. Edhe pse shqetësimi mbi projektligjet e paketës ‘anti-shpifje’ është ngritur në platformë me 29 korrik, qeveria e kryeministrit Edi Rama apo përfaqësuesi i përhershëm i Shqipërisë në KiE nuk kanë reaguar.

I pyetur nga BIRN një zëdhënës i kryeministrit Edi Rama nuk u përgjigj menjëherë të enjten nëse qeveria shqiptare kishte qëllim t’i adresonte shqetësimet e ngritura nga Këshilli i Europës në lidhje me paketën ‘anti-shpife’.

Kjo paketë ndryshimesh ligjore u miratua nga Këshilli i Ministrave me 3 korrik dhe pritet të shkojë në parlament në shtator, duke provokuar reagime të forta nga organizata vendase dhe ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe OSBE, të cilat i kanë kërkuar mazhorancës të tërhiqet  nga miratimi i amendamenteve të propozuara.

Këtyre shqetësimeve iu shtua të premten dhe Presidenti Ilir Meta, i cili nënvijëzojë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, nevojën që qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit të gazetarëve.

“Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, theksoj domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë,” tha Meta.

“Theksoj se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike,” shtoi ai./ reporter.al

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

Të ngjashme

author-img_1

Rreth Nesh

MediaLook është një portal që ofron artikuj hulumtues, investigime, analiza të thelluara dhe opinione që hedhin dritë mbi propagandën, dezinformimin, keq menaxhimin, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të institucioneve në pushtetin gjyqsor, legjislativ, ekzekutiv e mediatik, si dhe agjencive të pavarura publike e private. Kjo faqe i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit të teknologjisë e platformave online dhe ndikimit të tyre në industrinë e medias tradicionale, formave të reja të produksioneve mediatike, raportimit multimedial dhe konvergimit mediatik.