Përdorimi i mediave nga pronarët për interesat e tyre ekonomikë e politikë, censura dhe vonesat me pagat e gazetarëve janë disa prej problematikave kryesore të panoramës mediatike në Shqipëri. Alarmi ngrihet nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi “Të drejtat e njeriut në Shqipëri”, i vitit 2017.
Në këtë dokument prej 26 faqësh, në kapitullin 2 për “Lirinë e shtypit dhe të shprehjes” theksohet se shumica e pronarëve përdorin kohën televizive për të ndikuar te qeveria dhe marrë mbrapsht benefite për bizneset e tjera:
Pavarësia e Autoritetit të Mediave Audiovizive, agjencisë rregullatore të këtij tregu mbetet në pikëpyetje, ndërsa roli i këtij autoritetit është i limituar. Shumica e pronarëve në televizionet private kanë përdorur produktin e tyre mediatik dhe kohën televizive për të ndikuar te qeveria, e për të marrë më pas mbrapsht benefitet në bizneset e tjera. Pronarët e bizneseve kanë përdorur lirshëm median që drejtojnë për të marrë favore dhe promovuar interesat e tyre me partitë politike.
Gjithashtu, në këtë dokument, evidentohet se në Shqipëri mbi gazetarët ushtrohet një presion i jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik, kjo i ka bërë ata të vetëcensurohen:
Shpesh herë gazetarët vetëcensurohen për të shmangur dhunën dhe intimidimet si një përgjigje ndaj presionit të botuesve dhe editorëve të cilët përpiqen tu shërbejnë interesave të tyre politike dhe ekonomike. Një vëzhgim i kryer në vitin 2015 nga Rrjeti I Gazetarëve Investigativë në Ballkan në Shqipëri (BIRN) arriti në konkluzion se kompanitë e mëdha komerciale dhe reklamuesit e madhej ishin burimet kryesore nga vinte ky presion.
Por megjithë vetëcensurën, ka një sërë mediash në Shqipëri që nuk paguajnë gazetarët në kohë, duke goditur drejtpërdrejt lirinë financiare të tyre:
Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e kanë detyruar median e pavarur dhe gazetarët të vetëcensurohen. Mungesa e sigurisë ekonomike ka reduktuar pavarësinë e gazetarëve dhe ka ndikuar në mënyrën e raportimit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka raportuar vonesat e mëdha të pagave të gazetarëve në disa media kryesore. Problemet financiare i kanë detyruar gazetarët të mbështeten më shumë në burime të tjera të ardhurash.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit shpreh shqetësimin dhe për disa raste konkrete kur gazetarët janë dhunuar fizikisht. Ato citojnë rastin e drejtuesit të citynews.al, Elvi Fundo, i cili u godit me mjete të forta nga persona të paidentifikuar, por dhe dhunën e ushtruar nga gazetarit të sportit Eduard Ilnica.
Kapitulli i plotë i DASH për lirinë e medias:
Liria e shtypit dhe e shprehjes në Shqipëri
Kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes, përfshi atë të shtypit dhe qeveria në përgjithësi i respekton këto të drejta. Ka patur raportime se qeveria, biznesi dhe grupet kriminale kanë influencat e tyre në media.
a. Liria e shtypit dhe e mediave
Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe kanë shprehur një sërë këndvështrimesh, megjithëse ka patur disa përpjekje për të ushtruar presion politik dhe ekonomik, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përfshi këtu dhunën dhe kërcënimet ndaj gazetarëve të cilët janë përpjekur të mbulojnë histori korrupsioni dhe krimi. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e kanë detyruar median e pavarur dhe gazetarët të vetëcensurohen. Mungesa e sigurisë ekonomike ka reduktuar pavarësinë e gazetarëve dhe ka ndikuar në mënyrën e raportimit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka raportuar vonesat e mëdha të pagave të gazetarëve në disa media kryesore. Problemet financiare i kanë detyruar gazetarët të mbështeten më shumë në burime të tjera të ardhurash.
Ndërkohë që ka patur një shpërthim dramatik të rritjes së numrit të mediave online gjatë këtij viti, të cilët rritën diversitetin e pikëpamjeve, OJF-të evidentojnë se etika profesionale ishte prioriteti më i vogël i tyre. Kjo ka sjellë shqetësime për përhapjen e lajmeve të rreme për qëllime të caktuara financiare dhe interesa politike.
Në raportin e tij të përvitshëm, Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias, Bordi ndërkombëtar Kërkimor evidentoi se situata mediatike në Shqipëri është përkeqësuar në disa aspekte. Fondet për organizata të cilat nxisnin një shtyp të pavarur kanë qenë të limituara dhe shtypi ka qenë vulnerabil për të rënë pre e presioneve të vazhdueshme politike dhe ekonomike. Sipas të njëjtit raport, shumë pakë mediume kanë prodhuara raportime të pavarura rreth krimit të organizuar dhe shkaku kryesor ka qenë mungesa e fondeve dhe varësia editoriale.
Pavarësia e Autoritetit të Mediave Audiovizive, agjencisë rregullatore të këtij tregu mbetet në pikëpyetje, ndërsa roli i këtij autoritetit është i limituar. Shumica e pronarëve në televizionet private kanë përdorur produktin e tyre mediatik dhe kohën televizive për të ndikuar te qeveria, e për të marrë më pas mbrapsht benefitet në bizneset e tjera. Pronarët e bizneseve kanë përdorur lirshëm median që drejtojnë për të marrë favore dhe promovuar interesat e tyre me partitë politike.
b. Dhuna dhe ngacmimet
Ka patur raportime për dhunë dhe intimidim të gazetarëve dhe punonjësve të medias nga politika dhe subjekte të tjera biznesi.
Në Maj të 2016, Unioni i Gazetarëve Shqiptare denoncoi rrahjen brutale të gazetarit sportiv Eduard Ilnica, për raportimin e tij mbi sjelljen e dhunshme të një tekniku ndaj një ndeshje futbolli. Autoritetet arrestuan trajnerin, i cili në muajin shkurt u dënua për këtë sulm nga gjykata e rrethit dhe ajo e apelit, por i lënë i lirë pas kohës së kryer në paraburgim.
Më 8 Mars, dy persona të paidentifikuar kanë sulmuar me mjete të forta gazetarin Elvi Fundo, pronarin e portalit citynews.al, duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime serioze. Policia kreu hetimet e saj për këtë sulm por nuk arriti të identifikonte autorët. Sipas Fundos, shkrimet e publikuara në portalin e tij ku akuzonte pronarët e mediave të tjera për trafik droge dhe disa çështje korrupsioni ku policia ishte e përfshirë, janë disa nga arsyet e këtij sulmi.
c. Censura dhe kufizimet
Shpesh herë gazetarët vetëcensurohen për të shmangur dhunën dhe intimidimet si një përgjigje ndaj presionit të botuesve dhe editorëve të cilët përpiqen tu shërbejnë interesave të tyre politike dhe ekonomike. Një vëzhgim i kryer në vitin 2015 nga Rrjeti I Gazetarëve Investigativë në Ballkan në Shqipëri (BIRN) arriti në konkluzion se kompanitë e mëdha komerciale dhe reklamuesit e madhej ishin burimet kryesore nga vinte ky presion.
d. Ligji për shpifjen / Shpifja
Ligji lejon partitë politike të ngrejë akuza penale dhe të dëmshpërblehet financiarisht për fyerje ose shpifjen e qëllimshme. Organizatat Jofitimprurëse raportojnë se këto gjoba, të cilët shkojnë deri në 3 milion lekë ishin të ekzagjeruara dhe bashkë me procedimin penal do të dëmtonin rëndë lirinë e shprehjes.
Më 9 Qershor, një anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, paditi dy gazetarë të BIRN dhe dy gazetarë të të përditshmes Shqiptarja.com për raportimin e tyre mbi deklarimin e pasurisë, e cila në të njëjtën kohë po hetohej edhe nga prokurorët. Gjoni kërkonte 7 milion lekë nga BIRN dhe katër milion lekë nga Shqiptarja.com, duke pretenduar se këto raportime dëmtonin reputacionin e tij.
Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.