E burgosur në kampet Siriane, arratisja e ktheu në shtëpi për të rifilluar një kapitull të ri të jetës së saj
Në një oborr nën hijen e xhamisë më të madhe të Tiranës qëndron njëra nga vajzat…
Jul Kasapi është reporter i A2 CNN i profilizuar në raportimin e aktualitetit ndërkombëtar, i angazhuar në këtë projekt me investigime të MediaLook. Ai ka një eksperience 15-vjecare në mediat audiovizive si reporter i kronikës së zezë, por prej vitit 2019 është angazhuar në raportimet e zonave të konflikteve ndërkombëtare. Jul Kasapi është gazetari i parë shqiptar që u fut dhe realizoi një reportazh në lidhje me shqiptarët në kampin e Al-Haël në Siri. Krahas kampit ai ishte dëshmitar dhe i konfliktit të armatosur në Sirinë e Veriut mes forcave Kurde dhe atyre të Bashar al-Assad. Kasapi ka kryer ciklin “Lumi i kokainës”, një raportim i thelluar nga Ekuadori me katër episode, ku hodhi dritë mbi rolin e shqiptarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në vitin 2022, Kasapi ishte ndër gazetarët që raportuan “live” luftën në Ukrainë, ku spikati dhe për intervistën e realizuar me kryebashkiakun e Kievit, Vitaly Klitschko, një ndër drejtuesit e rezistencës ukrainase. Jul Kasapi ka përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeristetin e Tiranës. Prej viti 2007 ai ka punuar full-time si reporter për televizionet Ora News, Tv Klan, Alsat, ABC News, Vizion Plus dhe së fundmi në A2 CNN.
Në një oborr nën hijen e xhamisë më të madhe të Tiranës qëndron njëra nga vajzat…
Trafikantët shqiptarë që operojnë në Ekuador kanë lidhje të ngushta me mafien italiane, Ndrageta e Gomorra…
MediaLook është një portal që ofron artikuj hulumtues, investigime, analiza të thelluara dhe opinione që hedhin dritë mbi propagandën, dezinformimin, keq menaxhimin, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të institucioneve në pushtetin gjyqsor, legjislativ, ekzekutiv e mediatik, si dhe agjencive të pavarura publike e private. Kjo faqe i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit të teknologjisë e platformave online dhe ndikimit të tyre në industrinë e medias tradicionale, formave të reja të produksioneve mediatike, raportimit multimedial dhe konvergimit mediatik.