e shtunë, 8 shkurt, 2025

Hapësira publike virtuale: karakteristika dhe dinamika

MediaLook off

Interneti, veçanërisht web 2.0 ka ndryshuar dhe vetë konceptin e hapësirës publike në kuptimin tradicional të saj. Kjo video është një ligjërim i Akademik Artan Fugës më këtë çështje e cila ka të bëjë drejtpëdrejtë me nivelin e demokracisë dhe me liritë dhe të drejtat e qytetarëve tashmë në botën virtuale.

Në këtë referim, trajtohet hapësira publike sipas konceptit të filozofit gjerman Jurgen Habermas, i cili theksonte se kjo sfere nuk mund të ekzistoje pa “liri” për tu shprehur e vepruar. Habermas shprehej se një karakteristikë kryesore është racionaliteti i diskursit publik. Një tjeter element sipas tij është dhe fakti që në këtë sferë diskutohen kryesisht çështjet me interes të gjerë publik. Autori i njohur gjerman, shpjegon Prof. Fuga, ngre dhe shqetësimin e se në periudhën e mediave të komunikimit masiv, veçanërisht televizionit,  hapësira publike ka prirje të kthehet në hapësirë virtuale.

Prof. Fuga analizon dhe “përplasjen” e argumenteve mes Habermas dhe autoreve të lëvizjes feministe, ndërsa shpjegon se ato ndahen në disa parime, ndër të cilat:

  • Për Lëvizjen feministe diskursi në hapësirën publike është racional por njëherësh dhe emotiv;
  • Sipas Lëvizjes feministe, shpesh herë, edhe hapësira private duhet trajtuar si hapësirë publike, duke sjellë në vëmendje fenomenin e dhunës në familje…

Në vijim, Prof. Fuga sjell dhe një analizë sesi zhvillohet hapësira publike në internet, duke evidentuar disa parime si ai i interaktivitetit, ruajtjes së informacionit dhe debatit publik, decentralizimit të dijes dhe përmbajtjes mediatike, etj…

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

Të ngjashme

author-img_1

Rreth Nesh

MediaLook është një portal që ofron artikuj hulumtues, investigime, analiza të thelluara dhe opinione që hedhin dritë mbi propagandën, dezinformimin, keq menaxhimin, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të institucioneve në pushtetin gjyqsor, legjislativ, ekzekutiv e mediatik, si dhe agjencive të pavarura publike e private. Kjo faqe i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit të teknologjisë e platformave online dhe ndikimit të tyre në industrinë e medias tradicionale, formave të reja të produksioneve mediatike, raportimit multimedial dhe konvergimit mediatik.