e enjte, 13 shkurt, 2025

“Vicinity”: Nacionalizmi në Ballkan, shkatërrues! Twitter bllokon profilin e projektit të BE-së

Propaganda

Trajtimi i tematikës së nacionalizmit në Ballkan në portaltin e projektit Vicinity, www.okruzenje.net , ka sjellë reagime të shumta që është pasuar edhe me pezullimin e llogarisë së tyre në platformën e Twitterit për të paktën dy muajt e fundit.

Pas një sërë përpjekjesh për të zhbllokuar profilin, drejtuesja e projektit të Fondit Europian Për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi ka deklaruar se ky fakt dëshmon edhe njëherë sesa të ndjeshme janë këto tema dhe sa ndikim kanë qarqet nacionaliste në këtë rajon.

Kjo problematikë është trajtuar gjerësisht në materialin e fundit të Vicinity, me teme: ‘Nacionalizmi dhe ndikimi i tij shkatërrues në procesin e pajtimit’!

Kjo iniciative e “Vicinity” e cila ka gjetur mbështetje në një sërë vendesh përfshi dhe Shqipërinë është vlerësuar vazhdimisht si një përpjekje për të krijuar “një hapësirë të gjerë për reflektim kritik, shkëmbim argumentesh dhe idesh, duke ushqyer një kulturë dialogu në Ballkanin Perëndimor”.

Ne vijim deklarata e plote e kryeredaktores së Projektit “Vicinity”, Zvezdana Kovač.

Pezullimi i llogarisë së projektit “Vicinity” në Twitter

Dëshirojmë t’ju informojmë se llogaria në Twitter e portalit Vicinity (www.okruzenje.net) është pezulluar më 18 maj të këtij viti. Ne i kemi përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ankimimit, por fatkeqësisht, deri më sot llogaria është e pezulluar.  

Pa dashur të ndërhyjmë në politikën e biznesit të Twitter-it dhe të analizojmë kriteret që përdor për të pezulluar një llogari, jemi të befasuar që një projekt si “Vicinity” ishte mes të padëshiruarve, pasi, së pari, nëpërmjet gjashtë sezoneve të serive të tij televizive (transmetuar në 13 kanale në ish Jugosllavi dhe në Shqipëri) dhe më pas për dhjetë muaj në portalin në rrjet, ekipi i projektit “Vicinity” ka punuar dhe ka bërë gjithçka për të bashkuar qytetarët e rajonit rreth idesë të pajtimit, duke nxitur parimet demokratike dhe të gjitha vlerat themelore njerëzore europiane – universale.  

Projekti i Fondit Europian për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi ka qenë një hapësirë e gjerë për reflektim kritik, shkëmbim argumentesh dhe idesh, duke ushqyer një kulturë dialogu në promovimin e ideve të pajtimit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.  Për këtë, në vitin 2016, projekti u vlerësua me çmimin Iniciativa Mediatike e Vitit nga “European Citizenship Award”.

Llogaria e projektit Vicinity u pezullua ditën e botimit të temës ‘Nacionalizmi dhe ndikimi i tij shkatërrues në procesin e pajtimit’.  Ne besojmë se Twitter-i, me dëshirën e mirë për të identifikuar dhe ndaluar përhapjen e ideve që janë krejtësisht tjetër nga ajo çfarë ne promovojmë, ka bërë një gabim. Fondi Europian për Ballkanin dhe Lëvizja Europiane në Serbi mbështesin dhe inkurajojnë përpjekjet për të rregulluar hapësirën e gjerë mediatike në rrjetet sociale dhe bëjnë thirrje për gjetjen e mekanizmave në mënyrë që ata që e drejtojnë angazhimin e tyre profesional drejt këtij qëllimi, të mos pengohen në këto përpjekje.  Është e qartë që përveç sulmit të fundit të hacker-ave në faqen tonë të internetit, llogaria në Twitter u pezullua në momentin kur ne ia kushtuam këtë temë historisë së të keqes që lloje të ndryshme nacionalizmi u kanë shkaktuar qytetarëve të rajonit.

Në vendet e rajonit, po mbyten tonet kritike, hapësira mediatike është ngushtuar dhe është e vështirë të stabilizohet.  Heqja e së drejtës së kësaj hapësire, që është e arritshme për të gjithë, është një veprim shkatërrues, por nuk do të na dekurajojë.   Ne do të vazhdojmë të flasim pa hezitim për gjithçka që rrezikon dinjitetin dhe të drejtën e një jete normale për të gjithë qytetarët e rajonit.   Numri i ndjekësve të Vicinity, që po rritet dita ditës (siç dëshmohet nga statistikat e portalit tonë në internet dhe numrit të njerëzve që na ndjekin në rrjetet sociale), na detyron ta bëjmë këtë.   

Ne nuk kemi qenë Twitter për dy muaj, por të gjithë ata që na kanë ndjekur më parë dhe gjithë të tjerët, mund të na gjejnë përsëri aty me emrin Vicinities / Okruzenje (@Okruzenje_WB).

Në emër të Fondit Europian për Ballkanin dhe Lëvizjes Europiane në Serbi 

Zvezdana Kovač, Kryeredaktore e projektit Vicinity

Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.

Të ngjashme

author-img_1

Rreth Nesh

MediaLook është një portal që ofron artikuj hulumtues, investigime, analiza të thelluara dhe opinione që hedhin dritë mbi propagandën, dezinformimin, keq menaxhimin, korrupsionin dhe mungesën e transparencës të institucioneve në pushtetin gjyqsor, legjislativ, ekzekutiv e mediatik, si dhe agjencive të pavarura publike e private. Kjo faqe i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit të teknologjisë e platformave online dhe ndikimit të tyre në industrinë e medias tradicionale, formave të reja të produksioneve mediatike, raportimit multimedial dhe konvergimit mediatik.